Një ndër afrimet me cilësore, te skuadra e Valbonës, padyshim është përshirja e mesfushorit me tipare sulmese, Gerhard Progni. Rikthimi i tij në kampionatin shqiptar vjen pas disa sezone të sukseshme në Superlgën e Kosovës.

Në katër sezonet e fundit 36 vjeçari tropojan, ka qenë pjesë e Gjilanit, duke u shpallur sezonin e fundit dhe golshënuesi me i mirë i kampionatit të superligës kosovare, me 23 gola. Gjatë qëndrimit në Kosovë, mesfushori tropojan ka provuar të veshë dhe bluzen e skuadrës të Llapit të Pudojevës.

Në prononcimin e tij për gazetën “Shkodra Sport”, mesfushori tropojan, pohon se kalimi me skuadrën e Valbonës, ka të vetmin qëllim: kalimin e sajë në një kategori më lart.

“Prej disa ditësh jam pjesë e skuadrës së Valbonës dhe kam ardhur me një qëllim madhorë, kalimin e sajë në kategorinë e parë. është detyrim për cdo futbollist tropojan që të kontribuojmë për skuadrën e qytetit tonë që emri i sajë të jetë në listën e skuadrave të respektuara të futbollit shqiptar.

Me afrimin e disa futbollstëve ciësor, jam optimist se skuadra do të arrij një objektiv të tillë, pasi kemi dhe një faktor puls,sidomos në ndeshjet brenda do të kemi përkrahjen e sportdashësve tanë” shprehet duke përfunduar mesfushori tropojan, që dhe në aspektin individual kërkon që dhe ketë edicion të jetë lider i golashënuesve i kategorisë së dytë.
Nderim Goci