Nje futbollist me origjine nga Shkodra eshte perzgjedhur nga Observatori i Futbollit CIES si nje nga 100 lojtaret e lindur pas vitit 2002, si me te spikaturit ne Bote, të cilët ende nuk luajnë për një klub të rendesishem te njeres prej 5 ligave me te forta te Botes, por niveli i përvojës së të cilëve i grumbulluar gjatë vitit të kaluar i vendos ata në pozicionin më të mirë për të pasur sukses, me pikesynimin per ta çuar karrierën e tyre në një nivel tjetër.

Behet fjale per futbollistin e Olimpiakos Andreas Ndoj i lindur më 2 shkurt 2003 i cili është në vendin e 54-të në Botë. Ai debutoi me ekipin e parë njëmbëdhjetë muaj më parë, më 10 tetor 2022 dhe 1ë atëherë, ai ka bërë 32 paraqitje zyrtare në të gjitha garat, duke shënuar një gol në ndeshjen në shtëpi kundër Volos (5-0) për play-off-in e Superligës së vitit të kaluar.

Ka qene trajneri Mitchell ai që i besoi dhe vlerësohet për zhvillimin e tij të mëvonshëm, teksa tekniku spanjoll u “dhuroi” bardhekuqve një lojtar që tashmë ka rritur ndjeshëm aksionet e tij, si në nivel konkurrues ashtu edhe në bursë.

Andreas Ndoj ende nuk i ka mbushur 21 vjeç, por vlera e tij ne treg aktualisht konsiderohet 5.2 milione euro dhe me rritjen e tij te madhe sigurisht qe shume shpejt mund ta shohim duke luajtur ne nje prej kampionateve me te forta te Europes.
Gjergj KOLA