Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka siguruar sot fitoren e 7 radhazi në kampionat me bardheblutë duke marr kreun e renditjes. Por në fjalët e tij në “SuperSport”, ai deklaroi se skuadra e tij do ta shihte në fund se ku ishte e tani nuk kishte vend për eufori.

“Nuk pretendoj për vendin e parë tani, nuk e ndryshoj fjalën time që i marrim ndeshjet një nga një. Vendi i parë nuk vlen asgjë deri në ndeshjen e fundit të kampionatit. Në fund do të shohim nëse kemi marrë gjë e jemi në vendim e parë apo jo.

Është ekipi që ka krijuar një identitet të vet, një personalitet e mentalitet se duke fituar shumë ndeshje krijon mentalitet, futemi në çdo ndeshje për të marrë maksimumin. Kjo është strategjia se duhet të vijë në kohën e vet, nuk duhet të nxitojmë, se lojtarët me aftësitë individuale duhet të zgjidhin ndeshjen. I kemi thënë djemve sot të mbajmë 0-0 mbrapa se goli do të vijë, këtë ua kemi thënë edhe çunave se goli do të vijë si në minutën e parë, si në 45.

Në pjesën e dytë nuk ka qenë si e kemi menduar, sidomos në 15 minuta e fundit. Katërshja e sulmit ishte ndarë ekipi në 2 pjesë, Vllaznia fitoi mesfushën dhe filluam të konsumohemi më shumë.

Gjendja fizike do të ketë probleme jo vetëm Tirana por shumica e ekipeve se kemi bërë 6 ndeshje direkt pas pushimit, kjo është pjesë e paevitueshme. Sidomos Ngo është me peshë e lodhet shpejt. Pastaj është edhe ngarkesa e ndeshjes, është si derbi me Partizanin, janë gjëra që kanë ndikuar në pjesën e dytë. Në pjesën e parë Kobinah ka vrapuar shumë në krahun e tij por ka qenë i lodhur në pjesën e dytë.

Njerëzit që janë jashtë nuk e dinë çfarë përgatitje bëjmë para ndeshjes, të gjithë kanë dhënë 100% por Lika ka dhënë dorën e tij për këtë ndeshje”, tha Egbo. /vipsport/