Ndryshon teresisht gjendja e fushes se stadiumit “Loro Boriçi”. Deri para dy javesh, gjendja e saj ka lene shume per te deshiruar dhe kjo per shume arsye.

Por nga videoja e xhiruar sot nga “Shkodra Sport” shihet nje permiresim i dukshem i fushes. Rritja e temperaturave ka sherbyer per mire teksa ka dale bari i ri dhe kjo ka bere qe edhe fusha te marre teresisht ngjyre jeshile.

Problem eshte fakti qe ndeshja e rradhes, ajo ndaj Kastriotit do te luhet te henen ne kete stadium, dite kur parashikohet te kete reshje shiu, megjithate duket se nuk do te kete ndonje ndikim.

Ardhja e pranveres ben qe fusha e “Loro Boriçit” te jete gjithmone ne gjendje perfekte dhe mbase ne kete mes duhet nderhyre, per te perzgjedhur nje tjeter lloj bari i cili i pershtatet me mire temperaturave qe mbizoterojne ne vendin tone.

Per te pare gjendjen e sotme te fushes se ketij stadiumi, shikoni videon e meposhtme: