Egnatia është gati të bëjë një tjetër zyrtarizim në orët e ardhshme. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, sot ka firmosur kontratën e re me klubin dhe mbrojtësi lezhian Renato Malota.

I larguar vetëm pak ditë më parë pas angazhimit me Laçin në Europë, mbrojtësi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin rrogozhinas.

Malota kishte arritur një marrëveshje me klubin ë prej dy muajsh, por priti të mbyllte aventurën me kurbinasit për të zyrtarzuar këtë transferim. Malota forcon kështu ndjeshëm organikën e Egnatias, që këtë sezon kanë ambicie të mëdha teksa tentojnë Kupat e Europës.

Klubi rrogozhinas ka qenë ndër më aktivët në merkato duke afruar plot 16 futbollist deri më tani.