Partizani luajti më 30 korrik një takim miqësor përballë Dinamos, që përfundoi me shifrat e barabarta 1-1. Çfarë ra në sy gjatë ndeshjes ishte mungesa e Massanga Matondos. Mesfushori 22-vjeçar nuk mori minuta as si titullar, as si zëvendësues.
Për këtë lindën dyshime në lidhje me situatën e tij. Newsport.al mëson se kongolezi nuk pati minuta për shkak të gjendjes shëndetësore.
Matondo ishte sëmurë dhe vuante nga diarreja gjatë ditës së ndeshjes, për këtë u pa e arsyeshme lënja pushim e tij.
Afrimi i këtij fillim viti ka fituar vendin e titullarit, teksa dhe 2 ndeshjet në Europë i luajti të plota. Kujtojmë se Partizani zhgënjeu duke u eleminuar që në turin e parë të Conference League nga Saburtalo.