Merkato e lëvizjeve të futbollistëve do jetë e hapur deri në fundin e muajit gusht. Dhe shumë futbollistë po gjejnë ekipet e reja për të vijuar karrierën e tyre.

Një ndër ta duket se do jetë edhe Eraldo Deda. Mesfushori shkodran që është pjesë e skuadrës së Vllaznisë prej tre sezonesh, tashmë po përgatit një aventurë të re në karrierën e tij.

21-vjeçari prej disa ditësh ndodhet në qytetin e Vlorës, ku ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Flamurtarit. Tashmë shumë shpejt Deda do i bashkohet kolonisë së shkodranëve që ndodhen tek kuqezinjtë.

Ku emra si: Pjeshka, Ramadani apo edhe Gocaj do jenë një ndihmesë në ambientimin e mëngjërashit. Për Deden interes ka edhe nga Skënderbeu, por duket se vlonjatët e kanë bindur mesfushorin.

Gjithashtu pritet vetëm leje-kalmi nga ana e Vllaznisë për të zyrtarizuar çdo gjë në këtë lëvizje. Flamurtari këtë sezon do konkurrojë në Kategorinë e Parë, ku ambiciet janë shumë të mëdha për ngjitjen në Superligë. Dhe për këtë arsye vlonjatët po afrojnë elementë cilësor dhe të prespektivës për arritjen e objektivave.

Endri ÇINARI