Per futbollistin shkodran Klevis Bebeziqi ka lajme te mira. Mesfushori 18 vjeçar ka perfunduar ditet e fundit ne “radaret” e klubit te njohur francez te Bordos.

Madje, mesohet se perfaqesues te tij kane qene javen e kaluar ne Elbasan per ta ndjekur ne ndeshjen qe kombetarja U21 e Shqiperise luajti ndaj Anglise. Ne ate ndeshje Bebeziqi ka luajtur vetem 12 minuta ne fund dhe sigurisht qe ato kane qene te pamjaftueshme per te dhene nje mendim perfundimtar per te.

Lajmi per interesimin e Bordo per kete lojtar te datelindjes 24 gusht 2003, e ka bere te ditur per gazeten “Shkodra Sport” menaxheri i tij, ish- futbollisti i Vllaznise Erkan Sulejmani. Eshte pikerisht ai qe ne veren e shkuar e mori nga Akademia Vllaznia dhe e dergoi tek Olimpija e Ljubjanes.

Ne Slloveni Bebeziqi eshte duke luajtur rregullisht me ekipin e te rinjve dhe po spikat me paraqitjet dhe performancen e tij. Kjo ka bere qe ekipe te ndryshme te shfaqin interes per te dhe ne “pole position” duket se eshte Bordo.

Skuadra e Ligue 1 ne France i ka kerkuar menaxherit Sulejmani te jene ne kontakt per vazhdimesine e ketij lojtari dhe nuk perjashtohet mundesia qe ne vere te bisedojne per blerjen e kartonit te tij.

Perpara se te ndodhe kjo, pritet qe pjestare te stafit te Bordos te udhetojne drejt Anglise me 7 qershor per ta ndjekur ne ndeshjen tjeter te kombetares U21 ndaj asaj angleze ku shpresohet qe Bebeziqi te marre me shume minuta dhe te fitoje besimin e francezeve per te realizuar kesisoj nje transferte shume te rendesishme per te ardhmen e tij.
Gjergj KOLA