Shkodrania Emirjeta Vuksani, ka zene vendin e pare ne “Kupa e Shqiperise dhe Kosoves”, ne sportin e bodybuilding dhe fitness”, aktivitet ky i organizuar kater dite me pare ne pallatin e kultures te Kamzes nga Federata perkatese.

Pak muaj me pare ajo u rendit e 5-ta ne kampionatin europian. Dhe ja tani, zuri vendin e pare ne kategorine bikini. Eshte nje grua me vullnet te hekurt, nene e 3 femijeve, e punesuar ne nje biznes privat dhe se bashku me te shoqin menaxhojne palestren “Euxhen” ne Shkoder.

Por ne familjen Vuksani nuk eshte vetem Emirjeta kampione. Edmondi, bashkeshorti i saj ne 28.11.2021 u shpall kampion i Europes, ne Rome. Ne fillim ajo thjesht do mbeshteste te shoqin ne gara. Por me nxitjen e tij u perfshi ne kete sport, dhe tashme e adhuron.

Dhe si rrjedhoje ne Kampionatin Europian te zhvilluar ne muajin nentor te vitit te kaluar ne Rome, zuri vendin e 5 ne kontinent. Sukseset per te vijojne dhe fitimi i vendit te pare ne Kupen e Shqiperise dhe Kosoves, padyshim qe eshte nje tjeter sukses per Emirjeta Vuksanin.