Diten e sotme, Vllaznia do te luaje ndaj Egnatias ne “Loro Boriçi”, nje tjeter ndeshje shume te rendesishme per ta per te siguruar piket e Europes.

Megjithate te Egnatia, ne kete perballje do te mungoje mbrojtesi Gezim Krasniqi, qe eshte nje nder futbollistet kryesor te rrogozhinasve, qe le gjurme te rendesishme ne mbrojtje ne çdo ndeshje te tyre.

Mbrojtesi kavajas ka plotesuar numrin e kartoneve dhe nuk do te kete mundesi t’i jape nje dore skuadres se Zekirija Ramadanit ne kete ndeshje per ta.

Keshtu mbetet per t’u pare zgjedhja qe do te beje trajneri i Egnatias, Ramadani per ndeshjen ndaj Vllaznise, per te zevendesuar Krasniqin ne qender te mbrojtjes, teksa ndoshta mund te spostohet Agbekpornu ne kete vend.
Maringlen ZHIVANI