Vllaznia sot udhëton drejt Rrogozhinës për tu ndeshur me vendasit e Egnatias. Kuqeblutë do jenë në një transfertë delikate në javën e 22-të të Superiores.

Një duel mjaft delikat që do marrë start në orën 13:00, në stadiumin “Egnatia Arena”. E po ashtu rrogozhinasit duan një rezultat pozitiv në shtëpinë e tyre.

Kështu duket se kanë projektuar edhe formacionin titullar. Mes shtyllave si zakonisht këtë sezon do jetë Alen Sherri. Gardiani shkodran që ka qenë një ndër pikat e forta këtë sezon për rrogozhinasit. Në mbrojtje priten Atanda dhe Malota në qendër e ndërsa djathtas pritet Lila dhe në të majtë një lojtar i eksperiencës si Musta.

Në mesfushë pritet të gjejnë hapësirën e tyre emra si: Abekpornu, Fernando dhe Mellugja. Që në javët e fundit kanë qenë me të vërtetë vendimtar me lojën e tyre për rrogozhinasit.

Në krahët e sulmit Jackson dhe Kasa pritet të jenë në mbështetjet të Paulauskas. Ky pritet të jetë formacioni titullar për Egnatian sot kundër Vllaznisë.

Ndeshka pritet me të vërtetë interesante sot në Rrogozhinë. Kjo edhe për vetë formën e mirë që po kalojnë të dy ekipet në javët e fundit e po ashtu për objektivat që kanë të dy skuadrat. Ku Vllaznia pretendon titullin kampion e ndërsa Egnatia një vend në Europë në fundin e edicionit.
Endri ÇINARI