Veleçiku e ka nisur fazen e dyte te kampionatit me fitore teksa ka mundur ekipin e Murlanit me rezultatin 2-1 fale golave te shenuar qe ne pjesen e pare me autore futbollistet Rragami e Hajdari.
Por pavaresisht kesaj fitoreje, trajneri Dritan Smajli ka mbetur i pakenaqur me sjelljen e skuadres se tij sidomos ne 25 minutat e fundit te ndeshjes e per kete arsye thote:
“Kemi zhvilluar nje pjese te pare shume te mire dhe mund te kishim shenuar me teper se dy gola, por kuptohet qe jo te gjithe rastet e krijuara perfundojne gola sepse ky eshte futbolli. Por une dua te ndalem tek 25 minutat e fundit te ndeshjes per te cilat jam jashtezakonisht i pakenaqur.
Kjo sepse skuadra nuk e interpretoi ashtu si duhet lojen. Jam jashtezakonisht i pakenaqur edhe me lojtaret qe u futen te fresket pasi nuk dhane nje impakt pozitiv tek skuadra, por gjithsesi sot duhet t’i kenaqemi tre pikeve qe kemi marre ne kete ndeshje te pare te fazes se dyte.
E prisnim qe te ishte nje ndeshje e forte sepse eshte “derbi” i Qarkut dhe kishte lufte sportive, por dhe nga ana tjeter kundershtari ndodhet ne pozita te veshtira teksa kerkon t’i largohet vendeve te fundit te rendites, por kishte raste qe i kaloi edhe limitet”./SHKODRA-SPORT.COM/