Egnatia ka njoftuar dy zhvillimet e fundit brenda klubit. Rrogozhinasit kanë mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Zekerija Ramadani dhe kanë rinovuar kontratën për 1 sezon tjetër me sulmuesin Dzon Delarge.
Ramadani udhëhoqi ekipin në rrugën drejt mbijetesës. 6 muaj zgjati qëndrimi i tij në Rrogozhinë, ndërsa mbetet për t’u parë destinacioni i radhës për të.
Delarge arriti të fitojë zgjatjen e kontratës, pas golit vendimtar të shënuar në finalen e “play-out” kundër Korabit, takim që u mbyll me fitoren 2-0.
Sulmuesi kongolez shihet pjesë e projektit të radhës në Superiore. Nderkohe ne ditet ne vazhdim do te mesohet edhe emri i trajnerit te ri qe do ta drejtoje kete skuader per te dytin vit rradhazi ne mes me te mirave te vendit.