FAQJA E PARE FUTBOLLEgzon Binaku, ja karriera e zbulimit të Panuçit ndaj IzraelitFUTBOLLKRYESOREEgzon Binaku, ja karriera e zbulimit të Panuçit ndaj IzraelitBy SHKODRA SPORT08/09/20180451ShareFacebookTwitterPinterestWhatsAppCopy URL Egzon Binaku, mori më shumë duartrokitje se shokët gjatë takimit ndaj Izraelit, nga tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, duke luajtur si të ishte një veteran i Shqipërisë dhe jo si debutues, që ishte në të vërtetë. Me një fizik për t’u admiruar, formë sportive optimale, nivel mjaft të lartë teknik dhe mbi të gjitha kujdes të theksuar në pozicionim dhe mbylljen e hapësirave, Binaku, falë edhe qetësisë që e karakterizonte bllokoi çdo tentativë të izraelitëve, për të sulmuar nga krahu i tij, ndonëse i pëlqente edhe loja ofensive.Për më tepër, mbrojtësi 23-vjeçar përdorte topin në mënyrë perfekte, kombinonte, shtynte përpara dhe në 2-3 raste tentoi të godasë edhe portën. Binaku, me origjinë kosovare ka edhe nënshtetësi suedeze, por ai vendosi që të bënte zgjedhjen e zemrës duke luajtur për ngjyrat kuqezi, me shpresën se do të bëhet një lojtar i madh.KARRIERA – Kishte edhe nga ata që pyesnin… Po Binakun, pse nuk e ka grumbulluar më parë?! Ku luan ky djalë?! Egzon Binaku, aktualisht është pjesë e skuadrës së Malmos në Suedi, ku është titullar dhe numëron për këtë sezon 794 minuta. Karriera e tij ka ardhur në rritje, sepse tri vite më parë ka qenë pjesë e Haken, më pas Ljungskil, sërish rikthim në Haken ku për një sezon bëhet edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm e më pas bëhet pjesë e Malmos.182 cm i gjatë, 74 kile dhe një lojtar mjaft premtues, karriera e Binakut me një performancë ndryshe edhe në përfaqësuese pritet që të ketë rritje. Madje, nuk është çudi që ta shohim edhe në mdonjë skuadër të ndonjë kampionati të njohur në Europë.ELOZHET – Në fund të takimit, vetë trajneri Kristian Panuçi, duke folur për Supersport nuk i kurseu elozhet ndaj Egzon Binakut, duke e cilësuar tashmë një bast të fituar dhe për më tepër, me mundësi reale rritjeje të cilësisë së performancave në të ardhmen. Pavarësisht eksperimenteve të dështuara në ndeshjet miqësore, Panuçi më në fund e gjeti mbrojtësin e tij të majtë në një ndeshje zyrtare dhe tashmë do të ketë një telash më pak në punën e tij në krye të kuqezinjve. /Vipsport/ShareFacebookTwitterPinterestWhatsAppCopy URL Artikulli paraprakLikën e kënaqin vetëm pikët: Kuptuam më mirë sa e vështirë është Kategoria e ParëArtikulli tjetërÇudi shqiptare/Ish-futbollisti i Vllaznisë mëngjesin e sotëm u federua te Apolonia, pasdite luan miqësore me FlamurtarinSHKODRA SPORTRELATED ARTICLES KRYESORE‘El Clasico’ i takon Barcelonës, katalanasit fitojnë sërish Superkupën e Spanjës 11/01/2026 KATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Skuadra e Superiores shet një tjetër futbollist. Mesfushori brazilian transferohet në Kinë 11/01/2026 KRYESOREGol dhe asist, sulmuesi shkodran Brajan Gruda eliminon Mançester Junajtid nga FA Cup 11/01/2026 - Advertisment - Most Popular‘El Clasico’ i takon Barcelonës, katalanasit fitojnë sërish Superkupën e Spanjës 11/01/2026 MERKATO/ Skuadra e Superiores shet një tjetër futbollist. Mesfushori brazilian transferohet në Kinë 11/01/2026 Gol dhe asist, sulmuesi shkodran Brajan Gruda eliminon Mançester Junajtid nga FA Cup 11/01/2026 ALMANAK/ Sot dita për të kujtuar ish- futbollistin dhe trajnerin e Vllaznisë Ernest Halepjani 11/01/2026 Më shumëRecent Comments Antonio Leka, shkodrani 19 vjeçar i ardhur nga Italia, në provë te Vllaznia | SHKODRA SPORT on Antonio Leka, 18 vjeçari shkodran që pritet të shpërthejë në Itali me ekipin e Pontederës