FAQJA E PARE FUTBOLLEgzon Binaku, ja karriera e zbulimit të Panuçit ndaj IzraelitFUTBOLLKRYESOREEgzon Binaku, ja karriera e zbulimit të Panuçit ndaj IzraelitBy SHKODRA SPORT08/09/20180481ShareFacebookXPinterestWhatsAppCopy URL Egzon Binaku, mori më shumë duartrokitje se shokët gjatë takimit ndaj Izraelit, nga tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, duke luajtur si të ishte një veteran i Shqipërisë dhe jo si debutues, që ishte në të vërtetë. Me një fizik për t’u admiruar, formë sportive optimale, nivel mjaft të lartë teknik dhe mbi të gjitha kujdes të theksuar në pozicionim dhe mbylljen e hapësirave, Binaku, falë edhe qetësisë që e karakterizonte bllokoi çdo tentativë të izraelitëve, për të sulmuar nga krahu i tij, ndonëse i pëlqente edhe loja ofensive.Për më tepër, mbrojtësi 23-vjeçar përdorte topin në mënyrë perfekte, kombinonte, shtynte përpara dhe në 2-3 raste tentoi të godasë edhe portën. Binaku, me origjinë kosovare ka edhe nënshtetësi suedeze, por ai vendosi që të bënte zgjedhjen e zemrës duke luajtur për ngjyrat kuqezi, me shpresën se do të bëhet një lojtar i madh.KARRIERA – Kishte edhe nga ata që pyesnin… Po Binakun, pse nuk e ka grumbulluar më parë?! Ku luan ky djalë?! Egzon Binaku, aktualisht është pjesë e skuadrës së Malmos në Suedi, ku është titullar dhe numëron për këtë sezon 794 minuta. Karriera e tij ka ardhur në rritje, sepse tri vite më parë ka qenë pjesë e Haken, më pas Ljungskil, sërish rikthim në Haken ku për një sezon bëhet edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm e më pas bëhet pjesë e Malmos.182 cm i gjatë, 74 kile dhe një lojtar mjaft premtues, karriera e Binakut me një performancë ndryshe edhe në përfaqësuese pritet që të ketë rritje. Madje, nuk është çudi që ta shohim edhe në mdonjë skuadër të ndonjë kampionati të njohur në Europë.ELOZHET – Në fund të takimit, vetë trajneri Kristian Panuçi, duke folur për Supersport nuk i kurseu elozhet ndaj Egzon Binakut, duke e cilësuar tashmë një bast të fituar dhe për më tepër, me mundësi reale rritjeje të cilësisë së performancave në të ardhmen. Pavarësisht eksperimenteve të dështuara në ndeshjet miqësore, Panuçi më në fund e gjeti mbrojtësin e tij të majtë në një ndeshje zyrtare dhe tashmë do të ketë një telash më pak në punën e tij në krye të kuqezinjve. /Vipsport/ShareFacebookXPinterestWhatsAppCopy URL Artikulli paraprakLikën e kënaqin vetëm pikët: Kuptuam më mirë sa e vështirë është Kategoria e ParëArtikulli tjetërÇudi shqiptare/Ish-futbollisti i Vllaznisë mëngjesin e sotëm u federua te Apolonia, pasdite luan miqësore me FlamurtarinSHKODRA SPORTRELATED ARTICLES KRYESOREInteresim i madh për Endrick, Real Madridi merr vendim përfundimtar për të 27/08/2026 KATEGORIA SUPERIORE‘Shpërthen’ Ilir Daja: Gjëja më e keqe që kam hasur në karrierën time. Do t’ia dërgojmë të gjitha UEFA-s 27/08/2026 FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ Shiroka sjell një tjetër trajner spanjoll për pankinën e saj 27/08/2026 - Advertisment - Most PopularInteresim i madh për Endrick, Real Madridi merr vendim përfundimtar për të 27/08/2026 ‘Shpërthen’ Ilir Daja: Gjëja më e keqe që kam hasur në karrierën time. Do t’ia dërgojmë të gjitha UEFA-s 27/08/2026 MERKATO/ Shiroka sjell një tjetër trajner spanjoll për pankinën e saj 27/08/2026 Dinamo e pëson në shtesa dhe i jep fund Europës për këtë sezon 27/08/2026 Më shumëRecent Comments