Ditë të vështira për Lacion. Pas barazimit të tretë radhazi dhe ndeshjes së katërt pa fitore, skuadra është ndëshkuar nga trajneri Inzagi dhe klubi bardhekaltër. Më shumë se rezultatet, ajo që i shqetëson drejtuesit është loja e Lacios, që po paraqitet shumë dobët.

Lacio luajti shumë dobët edhe në fushën e Kievos dhe në fund mori vetëm një pikë, ndërkohë që në Qipro bëri një paraqitje për t’u harruar në Ligën e Kombeve. Skuadra e Tares dhe Strakoshës i ka pasur të gjitha mundësitë për të konsoliduar pozitat në klasifikim, por e ka humbur avantazhin ndaj Milanit.

Për këtë arsye, skuadra bardhekaltër do të grumbullohet që nesër dhe t’i nënshtrohet “zborit” të stafit teknik deri në ndeshjen me Sampdorian. Vetëm 24 orë liri për Strakoshën me shokë. Një ndëshkim ky për skuadrën, që duhet të përmirësojë parametrat fizikë. Trajneri Inzagi shpreson të ketë gati në fundjavë edhe Lukas Leivan dhe Luis Alberton. / Vipsport/