Mark Hughes është shkarkuar nga Southampton pas vetëm një fitoreje në 14 ndeshjet e para të sezonit të Premier League.

The Saints momentalisht ndodhen në zonën e rënies nga kategoria dhe shpërdoruan një avantazh të dyfishtë në ndeshjen e fundit ndaj Manchester United.

Asistentët Mark Bowen dhe Eddie Niedzwiecki gjithashtu janë larguar.

Një nga trajnerëte mbetur, Kelvin Davies, do të ulet në stol për ndeshjen ndaj Tottenham, teksa Ralph Hasenhuttel ka dalë si favoriti për të zënë vendin e Hughes.

Austriaku 51-vjeçar konsiderohet si një trajner tepër i zoti për atë që ka bërë te RB Salzburg dhe është gati të përmbushë ambiciet e tij në Premier League.