Çudira shqiptare, ose pavendosshmëri lojtarësh që ka raste kur nuk sillen si profesionistë.

Andi Ribaj kishte gjetur akordin me Apoloninë, madje burime pranë FSHF-së dhe sektorit të garave bëjnë me dije se ishte në listën e federimit që drejtuesit fierakë kanë paraqitur në FSHF dje, madje dhe në kartonin e federimit të ekipit fierak.

Por, pasdite Andi Ribaj është parë me skuadrën e Flmaaurtarit, madje duke luajtur edhe në miqësoren që kuqezinjtë e Ilir Dajës zhvilluan ndaj Butrintit në qytetin e Vlorës.

Ribaj ka kërkuar me mirëkuptim në klubin e Apolonisë që ta lënë të lirë duke qenë se bëhët fjalë për një skuadër elitare.

Ribaj, do të jetë pjesë e Flamurtarit në Superiore. Andi Ribaj ishte pjesë e Vllaznisë sezonin e shkuar.