Akademia e Atletik Klub, me dy grupmoshat e saj, do të kërkojë sot në ndeshjet e tyre të marrë dy fitore. Ekipet shkodrane të U-14 dhe U-15 do të luajnë ditën e sotme respektivisht ndaj Brians.

Fillimisht, ai që do të zbresë i pari në fushë, do të jetë ekipi i U-15, i drejtuar nga trajneri Saimir Kaloshi, të cilët kërkojnë fitoren në ndeshjen e tyre ndaj Brians.

Kujtojmë këtu se, Atletik Klub U-15 renditet në vendin e nëntë në tabelën e klasifikimit, në kuotën e nëntë pikëve në gjashtë ndeshje të luajtura deri më tani. Në fakt, ekipi i trajnerit Saimir Kaloshi në disa ndeshje që ata kanë zhvilluar deri më tani mund të kishte marrë më shumë, por siç duket fati nuk ka qenë me ta.

Trajneri Kaloshi beson tek futbollistët e tij se do të marrin një rezultat pozitiv në shtëpi ndaj Brians, duke qenë se do të ndeshen ndaj një kundërshtari relativisht të lehtë. Megjithatë, gjithçka rreth ndeshjes së 15-vjeçarëve, Atletik Klub-Brians mbetet për t’u parë ditën e sotme, duke nisur nga ora 13:00.

Ndërkohë, menjëherë pas tyre në fushë do të jenë edhe dy ekipet e U-14, pikërisht për ndeshjen e javës së shtatë, Atletik Klub-Brians. Skuadra e drejtuar nga Eder Zmijani kërkon fitoren në kampionat ndaj një kundërshtari siç është Brians, të cilët janë në të njëjtën kuotë pikësh me Atletik Klub.

Këta të fundit renditet në vendin e 13-të në tabelën e klasifikimit, në kuotën e vetëm pikëve, në gjashtë ndeshje të luajtura deri më tani. Ndeshja e 14-vjeçarëve, Atletik Klub-Brians do të luhet ditën e sotme, duke filluar nga ora 15:00.

Në fakt, me interes pritet ecuria e ekipeve të Akademisë së Atletik Klub, ku dihet që edhe në këtë sezon do të synohet nxjerrja e elementit cilësor, ashtu siç është bërë edhe më herët tek këto ekipe.
Maringlen ZHIVANI