I papritur per te gjithe dhe padyshim qe perpos familjes, nje keqadhje shume te madhe ka ndjere pasditen e sotme edhe stafi i ekipit te hendbollit te Vllaznise, per ndarjen e parakohshme te jeta te nje pjestari te denje te tij, Nikolin Karroces.
Permes nje mesazhi te shperndare ne rrjetet sociale por edhe ne redaksine e “Shkodra Sport”, stafi i ketij ekipi shkruan:
“Me hidhërim të thellë, njoftojmë ndarjen e parakohshme nga kjo jetë, e shokut dhe mikut tonë Nikolin Karroca!
Do t’i mungojë familjes, të afërmëve, shokëve, miqve e të gjithë dashamirësve të tij, njeriu i papërtuar, zemër mire, biznesmeni i suksesshëm, presidenti e H.K.Vllaznia e më gjërë!
Stafi i klubit te hendbollit Vllaznia i shpreh ngushëllimet familjarëvë për humbjen e njeriut të tyre të dashur!
U prehsh në paqe e paç dheun e lehtë mik!