Sporti shkodran ka marre sot pasdite nje lajm shume te hidhur. Eshte ndare nga jeta ne menyre te papritur nje nga biznesmenet e njohur te ketij qyteti, por edhe ish- hendbollist i Vllaznise dhe njekohesisht edhe donator dhe drejtues i ekipit vitet e fundit, Nikolin Karroca.

Nje ndarje e parakohshme si rrjedhoje e nje infarkti te pesuar, çka ka bere qe Karroca te nderroje jete ne moshen 52 vjeçare, duke qene nje humbje shume e madhe ne rradhe te pare per familjen e tij por edhe per shoket dhe miqte e shumte te sportit dhe jo vetem.

Ne anketen e organizuar nga SK Vllaznia me rastin e 100 vjetorit te saj, Nikolin Karroca eshte vleresuar si nje nga hendbollistet me te mire te shekullit.

Nderkohe, prej disa vitesh eshte ne bordin drejtues te ekipit qe drejtohet nga miku i tij Artan Durro dhe e ka ndihmuar shume edhe nga ana financiare, si ne baze materiale por edhe ne aspekte te tjera.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Karroca per humbjen e njeriut te saj te dashur. Pushofte ne paqe!
www.shkodrasport.com