Alban Neziri, drejtori i Akademise Vllaznia, eshte i mendimit se ecuria e skuadres kuqeblu ka qene e mire deri me tani, por jo ajo qe pritet nga i mbare opinioni sportiv shkodran. Ai ka vleresuar emrat e ketij ekipi, duke filluar qe nga stafi teknik, me ne krye trajnerin Mirel Josa dhe deri te futbollisti i fundit, duke folur me superlativa per ta.

Neziri, duke folur ne nje interviste per “Shkodra Sport”, u ndal edhe tek ajo qe shpreson te shikoje ne javet e ardhshme te ndryshohet per mire tek kjo skuader. Poashtu, drejtori i Akademise Vllaznia u shpreh edhe se ekipin kuqeblu e ka penalizuar edhe mungesa e dy qendermbrojtesve, Juric dhe Bulatovic, ndersa theksoi se per momentin shkodraneve u duhen piket dhe jo loja e bukur. Per me teper, lexoni intervisten e tij dhene gazetarit te “Shkodra Sport”, Maringlen Zhivani.


– Neziri, si e vleresoni kete ecuri te Vllaznise deri me tani ne 25-jave kampionat?

E vleresoj te mire, por jo shume te mire. Nje gje te tille e them per vete faktin qe ne perberje kemi dy ekipe dhe jo
nje. Te kesh ne ekip futbolliste si Gurishta, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Latifi, Mala dhe Balaj, me thoni cili nga ne nuk pretendon? Megjithate, jam i mendimit se na kane penalizuar shume dy qendermbrojtesit qe kane qene te demtuar, Juric dhe Bulatovic.

– Nese do te ishit ju ne drejtimin e ketij ekipi, cfare do te ndryshonit ne kete skuader?

Nuk mund te flasim se cfare do te ndryshoja, sepse cdo trajner ka filozofine e vet. Ne po flasim per nje trajner si Mirel Josa qe ka fituar cdo gje ne kampionatin shqiptar. Megjithate, mendoj se shkodranet kane nje “problem te madh”, sepse duan loje te bukur, por kjo nuk i intereson per momentin stafit teknik, me ne krye trajnerin Josa, sepse duhen piket dhe piket me vjen keq se i kemi lene me ekipet e vogla.


-Si e shikoni ndeshjen e rradhes ne Kupe ndaj Partizanit?

Ndeshja me Partizanin eshte shume e rendesishme si per eleminimin e nje prej kundershtareve me te forte, por edhe per aspektin psikologjik ne kampionat per fitimin e titullit kampion.


-Si e shikoni kete ekip ose me sakte deri ku e shikoni se mund te shkoje kjo skuader?

Kete ekip e shikoj pretendent kryesor si per fitimin e titullit kampion, ashtu edhe per fitimin e Kupes, per vete faktin e perberjes dhe sidomos per angazhin e kujdesin maksimal te presidentit Alban Xhaferi per ekipin, i cili i ka plotesuar te gjitha kushtet e nevojshme per nje ekip pretendent.

-E fundit Neziri, cili eshte komenti juaj mbi perplasjet e trajnerit Josa me futbolliste si Vulaj, Latifi, Aralica apo edhe Balajt? Si e shikoni nje gje te tille, a ndikon ne harmonine e ekipit?

Nuk ka asnje perplasje, sepse fjala e trajnerit eshte ligj per cdo sportist profesionist, sepse per ate pune paguhen si stafi, por edhe futbollistet per te bere punen e tyre. Ata, qofte edhe nje minute duhet te angazhohen per te dhene me te miren, sepse paguhen per ate pune dhe sidomos per rrespekt te nje klubi te madh si Vllaznia dhe tifozet e saj, qe bejne cmos ne kete kohe krize te ndjekin ekipin ne te gjitha rrethet.
Maringlen ZHIVANI