Ekipi i Vllaznise ka lene sot Shkodren dhe eshte nisur drejt kryeqytetit per t’u grumbulluar ne pragndeshjen me Partizanin dhe kete gje e ka shfrytezuar edhe per t’i bere nje vizite futbollistit Esat Mala qe siç dihet i eshte nenshtruar dje nje nderhyrje kirurgjikale pas demtimit qe pesoi ne ndeshjen e se shtunes ndaj te kuqve.

Nje gje e tille behet e ditur permes faqes zyrtare te klubit shkodran qe gjen rastin edhe te falenderoje mjeket e spitalit qe u perkujdesen per futbollistin Mala.

“Ekipi i Vllaznisë ka udhëtuar sot drejt kryeqytetit për ndeshjen e rradhës, por njëkohësisht ka shfrytëzuar edhe mundësinë për t’i bërë një vizitë futbollistit kuqeblu Esat Mala që siç është bërë e ditur, i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrje kirurgjikale. Lojtarët dhe pjestarët e stafit teknik i kanë shprehur atij mbështetjen në këtë moment të vështirë dhe njëkohësisht i kanë bërë të ditur se e presin shpejt në gjirin e tyre.

Ndërkohë KF Vllaznia me këtë rast, përpos mjekëve dhe personelit të spitalit ku është bërë ndërhyrja e Malës, dëshiron të falenderojë edhe Spitalin Rajonal Shkodër, me stafin e mrekullueshëm të doktorëve dhe infermierëve që u gjendën pranë në rastin e këtij lojtari, dhe po ashtu edhe përkushtimin e veçantë të drejtorit të spitalit, Dr.Senad Hallunit”- shkruhet ne postimin e klubit kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/