Ne dy ndeshjet miqesore qe kombetarja zhvilloi ndaj Arabise dhe Katarit, e ka pritur nje ftese per ne kombetare. Ashtu siç e ka pritur edhe per dy miqesoret e ardhshme ndaj Italise dhe Armenise, por edhe kete here nuk ka ardhur.

E kemi fjalen per mesfushorin shkodran Ardit Krymi i cili dy dite me pare eshte shpallur kampion i Bjellorusise me ekipin Shakhtyor Soligorsk duke treguar vlera edhe me kete ekip.

Ne nje interviste ekskluzive dhene pasditen e sotme per “Shkodra Sport”, ish- mesfushori i Vllaznise shprehet se ftesa per ne kombetare nje dite do te vije dhe detyra e tij eshte te vazhdoje te punoje fort çdo dite ne stervitje.

Krymi ne intervisten per gazeten tone ka folur edhe per dallimin mes kampionatit shqiptar dhe atij bjellorus. ashtu siç ka folur gjate edhe per Vllaznine, skuadren e tij te zemres, per te cilen ka thene se nje dite do te kthehet per t’u shpallur kampion edhe me te.

Nderkohe te plote intervisten e Ardit Kyrmit, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: