Derbi mes Teutës dhe Erzenit, e luajtur në Egnatia Arena, nxorri fitues shijakasit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa në të dytën erdhën edhe golat. E para shënoi Teuta me Lorenco Vilën por më pas gjeti përmbysjen e Erzenit që shënoi me Kahrimanovic dhe Nonaton për të marrë përkohësisht vendin e dytë në renditje ndërsa Teuta vazhdon përsëri me rezultate negative. Pas ndeshjes, trajneri i Teutës, Shkëmbi, foli për Oversport.

Ndeshja – Bëmë një lojë deri diku të mirë deri te momenti i golit. Kemi disa minuta që kemi shumë probleme. Arritëm të shënonim pastaj u tërhoqëm shume dhe gabuam shumë. Në ato momente cdo lojtarë duhet të marrë situata në dorë por duhet të ndodhte ndryshe. Ne po luanim mirë dhe duhet të ishim psiKologjikisht më lart por nuk ndodhi.

Shumë gabime nga lojtarët – Në futboll është lojë gabimesh dhe duhet të mbash presionin pavarësisht se ne duam të marrim fitore dhe pikë por nuk e arritëm dhe kjo nuk është aspak justifikim, presion apo jo. Nuk kemi fare presion nga klubi apo të tjerë.

Pushimi – Kemi cdo javë probleme dhe mungesa edhe sot mungoi Jazxhi që na bëri të ndryshojmë formacionin. Do donim t’i kishim të gjithe. Shpresoj që pushimi të na japë mundësi reflektimi dhe të rikuperohen të gjithë lojtarët.

Pa justifikuar asgjë, janë disa minuta që vetë lojtarët duhet t’i zgjidhin. Duhet të rritet agresiviteti. Sa pësuam golin, kaluam 10 minuta të tmerrshme. Ky pushim do të jetë muaj reflektimi dhe pune. Do të shohim lojtarë të rinj brenda grupit por deri tani nuk ka qenë e thjeshtë për t’i përdorur.