Partizani e ka nisur me këmbën e mbarë në shtëpinë e re, stadiumin e ndërtuar në kompleksin e të kuqve ku tani e tutje do të luajnë ndeshjet e tyre si pritës. Të kuqtë kanë mundur me shifrat 2-1 Bylisin dhe janë kanë barazuar me pikë Tiranën kryesuese.

Të kuqtë kanë dominuar ndeshjen, edhe pse nuk krijuan shumë raste. Një penallti e Skukës u dha avantazhin ndaj ballshiotëve të cilët edhe pse me mungesa të shumta, u përpoqën t’u rezistonin kryeqytetasve.

Në pjesën e dytë, Skuka shënoi në gol të jashtëzakonshëm dhe u mendua se ndeshja u mbyll, sidomos duke parë edhe morinë e rasteve që krijoi me pas skuadra vendase.

Por goli I Rodrigos në fund solli drithërima pasi ndeshja u hap dhe ballshiotët tentuan të barazonin shifrat. Megjithatë, të kuqtë ia dolën të administronin minutat e fundit pa shumë rreziqe dhe morën tre pikë të rëndësishme për klasifikimin, por edhe për t’i dhënë fund serisë prej tre ndeshjeve pa fitore që i kishin hequr përkohësisht kreun.

PARTIZANI-BYLIS 2-1

17′ (p), 63′ Skuka / 80′ Rodrigo