Astrit Prençi nga dita e sotme ka marre zyrtarisht nje detyre te re. Ai do te drejtoje ekipin U15 te Akademise “Djelmnia shkodrane” dhe njekohesisht do te luaje edhe rolin e skautit te kesaj Akademie.
Lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht per gazeten tone administratori i ketij klubi Fatmir Marku i cili eshte shprehur: “Kemi kenaqesine te njoftojme qe profesor Astrit Prençi nga dita e sotme do te jete pjese e “Djelmnia shkodrane”.
Ne shpresojme qe futbollistet tane, por edhe trajneret e tjere te perfitojne nga eksperienca shume e madhe e tij si trajner prej vitesh dhe padyshim qe do te na ndihmoje shume ne rritjen e rezultateve dhe te cilesise se punes tek Akademia jone”.
Kujtojme qe Astrit Prençi prej vitesh ka qene trajner prane Akademise Vllaznia teksa nuk i kane munguar edhe sukseset e shumta ne punen e tij, nderkohe qe ne sezonin e kaluar ka kryer detyren e skautit prane saj.
Tani nis nje detyre te re, te cilen jemi te sigurte qe do ta kryeje ne menyren me te mire te mundshme sepse kemi te bejme me nje personalitet te futbollit dhe prandaj “Djelmnia shkodrane” duhet te jete krenare qe do ta kete pjese te sajen./SHKODRA-SPORT.COM/