Diten e sotme ne median e shkruar eshte botuar nje lajm ne lidhje me nje gjyq te hapur nga gjashte ish- futbolliste te Vllaznise ne lidhje me rrogat e padhena nga ana e klubit shkodran. Dhe behej fjale pikerisht per portierin Bojan Zogoviç, mbrojtësi Darko Bulatoviç, mesfushorët Elvedin Heriç dhe Kristjan Vulaj, si dhe sulmuesit Ante Aralica dhe Kaina Nunjesh.
Per te qene transparent ne lidhje me kete çeshtje, gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar edhe me presidentin e klubit te Futbollit Vllaznia, z. Alban Xhaferi i cili per momentin ndodhej ne Berlin ne nje mbledhje te ECA (Shoqates Europiane te Klubeve) ndersa neser do te udhetoje drejt Çekise per te mbeshtetur kombetaren tone.
Ne lidhje me çeshtjen e pretenduar nga media per gjyqe te hapura ne FIFA kunder KF Vllaznia nga keto lojtare, numri 1 i tij shprehet ne kete menyre per gazeten tone:
“Ne lidhje me kete lajm dua te konfirmoj per ju dhe permes jush, per te sqaruar gjithe opinionin sportiv shkodran se nuk ka asgje te vertete ne kete mes. Vllaznia nuk ka asnje gjyq te hapur ne FIFA nga lojtaret per te cilet behet fjale apo dhe ndonje tjeter.
Marreveshjet qe kemi patur me ta jane zbatuar dhe e vetmja çeshtje nese mund te quhet e tille ka qene ajo e ish- sulmuesit Ante Aralica qe kishte disa pretendime, por edhe ajo eshte zgjidhur dhe si rrjedhoje, konfirmoj faktin qe Vllaznia nuk ka asnje gjyq te hapur ne FIFA. Çdo gje eshte ashtu siç duhet te jete dhe ne jemi te fokusuar vetem tek ndeshja e rradhes me Partizanin”./SHKODRA-SPORT.COM/