Islandezet e Valur kane fituar 2-1 ndaj turkeve te Ankara Fomget dhe si rrjedhoje e shohin veten ne finalen e grupit 7 te “UEFA Women’s Champions League”, finale e cila do te luhet diten e shtune ne oren 18:00 dhe perballe tyre do te jete fituesja e çiftit Vllaznia- Ep Com Hajvalia.

Ndeshja ne mes kampiones islandeze dhe asaj turke eshte luajtur mesditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ndonese eshte kontrolluar nga futbollistet e Fomget, kane qene kundershtaret e tyre ata te cilat kane dale triumfuese duke arritur ne kete menyre edhe suksesin e pare ne grup.

Loja nis me mire per ekipin turk dhe lojtaret e tij shihen herepashere ne zonen e Valur por ne minuten e 29-te pas nje aksioni pa shume pretendime te islandeze, Ágústsdóttir godet me koke dhe duke perfituar edhe nga gabimi i portieres turke, topin shkon ne rrjete.

Kater minuta me vone Halldórsdóttir mundohet te nise nje top ne forme krosi nga e majta dhe ai perfundon ne rrjete duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne shifrat 2-0 per Valur.

Ne fillimin e se dytes turket e Ankara Fomget sikur zgjodhen dhe ne ’47 Birgül Sadıkoğlu ngushton shifrat. Nje gol qe jep besim per barazim dhe ndonese do ta tentonin deri ne fund, nuk ia kane dale ta shenojne dhe ne kete menyre jane detyruar te pranojne humbjen.

Valur pa ndonje shkelqim te madh triumfon 2-1 dhe e sheh veten ne finalen e grupit 7 te se shtunes duke pritur e qete fituesen e çiftit Vllaznia- Hajvalia qe do te ndeshet sot ne 18:00 po ne stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/