Qendermbrojtesi Dajan Shehi ka qene ne qender te vemendjes  keto jave te fundit per nje levizje te mundshme sa tek Vllaznia apo se fundimi u perfol per nje kontrate me Rrohozhinasit, por mesa duket Shehu e ka ndalur shtegtimin e tij ne Shkoder, aty ku edhe ka luajtur per dy sezone me rradhe.

Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se oret e fundit kane qene shume vendimtare, me lojtarin qe ka qene i dyzuar per vendimin e tij, por ne fund duket se ka bere zgjedhjen e duhur.

Shehi dhe drejtuesit e Vllaznise mesohet se kane mbyllur gjithçka dhe kane rene dakort qe qendermbrojtesi te firmose nje kontrate 2 vjeçare me kuqeblute,

Kjo gje pritet te ndodhe diten e neserme teksa Shehi te hedhe edhe firmen e tij tek Vllaznia. Mbetet gjithçka metet per t’u zyrtarizuar diten e neserme, megjithate ne kampin shkodran nuk kane asnje deshire te zbulojne asgje, thjesht sepse duan te presin hedhjen e firmes ne kontrate.

Kujtojme qe mbrojtesi elbasanas pas dy vitesh shume te mira me Vllaznine ku fitoi edhe Kupen e Shqiperise, zgjodhi te luante ne sezonin e fundit fillimisht me Partizanin, ndersa e mbylli ate me Skenderbeun. Tani duket se do te rikthehet serish ne Shkoder.
Marinela MATIJA