Vetem pak dite pushim dhe Edi Martini rikthehet serish te punoje si trajner. Dhe serish tek Teuta. Burime te ndryshme bejne te ditur ekskluzivisht per “Shkodra Sport” se tekniku i njohur shkodran do te rikthehet te punoje perseri ne Durres.

Ka qene presidenti Hasanbelliu qe mesa duket ka insistuar shume gjate ketyre diteve per t’ia mbushur mendjen te kthehet per te vijuar punen e tij ne krye te kesaj skuadre dhe me ne fund, Martini eshte bindur.

Nga sa mesohet, neser tekniku shkodran do te nise stervitjen me ekipin duke vijuar me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje ne fundjave ndaj Tiranes kryesuese.

Me shume mundesi, Renato Arapi do te vijoje te mbaje perseri detyren e drejtorit teknik e per te punuar serish perkrah Edi Martinit. Ky i fundit ka patur nje sukses te jashtezakonshem ne dy sezonet e fundit me Teuten.

Ka arritur te shpallet kampion, te fitoje Kupen dhe dy Superkupa. 4 trofe ne 2 vjet nuk i kishte fituar askush me pare te Teuta dhe eshte pikerisht kjo arsyeja qe presidenti Hasanbelliu ka kerkuar ta ule me çdo kusht serish ne pankine ate dhe e ka bindur me ne fund./SHKODRA-SPORT.COM/