Mançester Junajtid u turpërua ditën e sotme duke u mposhtur 4-2 nga Lestëri duke konfirmuar se janë në krizë rezultatesh.

Një ndeshje për tu harruar dhe për yllin Kristiano Ronaldo që luajti për 90 minuta, por nuk arriti të lërë gjurmë në këtë sfidë.

Portugezi u vlerësua me notën 5 duke arritur ta prekë topin vetëm 28 herë gjatë ndeshjes, tentoi vetëm 1 herë portën dhe kreu vetëm një driblim.

Statistika jo të mira për një yll si Ronaldo që kohët e fundit ka pasur jo pak fërkime me trajnerin Solskjaer që në sfidën ndaj Evertonit dy javë më parë e uli në stol.