Ka luajtur vete ne sulm dhe e di se çfare do te thote te luash ne kete repart dhe e gjithe loja e skuadres te bazohet tek ti. Auron Miloti ne nje prononcim gjate emisionit “Rubrika Sportive” eshte shprehur se Vllaznise aktualisht i mungon nje sulmues “pyke” i mirefillite.

“Vllaznia beri detyren ndaj Skenderbeut, pavaresisht se mund te them se Skenderbeu ishte ekipi me i mire qe ka luajtur deri tani ne Shkoder, nje ekip qe kerkoi deri ne fund per te marre pike.

Duhet te them po ashtu se patem nje loje jo te mire te Vllaznise ne kete ndeshje. por marrja e trepikeshit ishte gjeja kryesore dhe kjo u arrit.

Vllaznia e sivjetme eshte me e mire se ajo e sezonit te kaluar. Deri me tani nuk i mungon asgje per menyren e funksionimit. E vetmja gje qe ndoshta i mungon eshte nje sulmues kryesor, nga ato qe quhen “pyke” ne gjuhen e futbollit.

Por grupi eshte, lojtaret jane por duhet te vazhdojne te punojne forte sepse kampionati sa vjen e veshtiresohet e kjo u pa edhe me Skenderbeun i cili ia beri punen shume te veshtire ne kete ndeshje.

Duket se tek Vllaznia ka ndryshuar disi edhe menyra e te luajturit. Nese me perpara, ndonese skuadra ishte ne avantazh, ajo vazhdonte sulmonte dhe nga kjo e ka pesuar disa here, por tani po mundohet te jete me e ballancuar, po peson me pak dhe po merr me shume pike.

Mbrojtja e Vllaznise ne keto ndeshjet e fundit po funksionon shume mire, ne te gjitha hallkat e saj dhe ky eshte treguesi me i mire qe skuadra po merr rezultatet e duhura”- eshte shprehur Miloti./SHKODRA-SPORT.COM/