Mbrojtesi Emiljano Musta ka folur mbi te ardhmen e tij, duke treguar rreth bisedave te tij te fundit me skuaden e Vllaznise.
Musta sapo ka mbyllur kontraten me Kukesin dhe ende nuk dihet e ardhmja e mbrojtesit.
Gjate nje interviste per “Shkodra Sport”, Musta tregoi qe ka pasur bisedime me Vllaznine, por akoma asgje konkrete nga te dy palet.
Megjithate, ai la te hapur çdo gje, teksa preferoi te pergjigjej me nje fjale te urte, duke thene se ku ka ze, nuk eshte pa gje.
“Ka fjale me thene te drejten, por diçka konkrete jo. Pastaj, si eshte ajo fjala e urte, ku ka ze, nuk eshte pa gje.
Gjithsesi, nuk dua te flas me teper, sepse eshte akoma shume heret. Nuk i dihet asgjeje. Nuk ka filluar merkato akoma”,-mbylli prononcimin e tij per “Shkodra Sport”, mbrojtesi nga Elbasani, Emiljano Musta.
Maringlen ZHIVANI