Diten kalojne dhe natyrisht qe edhe ankthi shtohet. Vetem nje jave me vone, pikerisht te marten e ardhshme, do te zhvillohet finalja e Kupes se Shqiperise ne mes ekipeve te Vllaznise dhe Laçit.
Ne Shkoder ne fakt prej kohesh kane nisur pergatitjet per kete sfide te shumepritur dhe tifozet kane filluar te organizohen, por ne fakt “Shkodra Sport” meson se ka ende nje problem ne kete pragndeshje qe pret zgjidhje.
Ndonese planet ishin bere qe kjo ndeshje do te luhej ne “Air Albania” por ka nje dileme qe pret pergjigje per kete fakt. Kjo sepse ky stadium siç dihet i eshte dorezuar UEFA-s per te organizuar finalen e “Conference League” dhe ende nuk eshte e qarte se kur do ta dorezoje.
Institucioni i futbollit europian do ta “zhveshe” ate pas perfundimit te ndeshjes nga materialet qe ka vendosur ne stadium ekskluzivisht per finalen ne mes Romes dhe Fejnord.
Per kete arsye, edhe ne Federaten Shqiptare te Futbollit kane deshire qe finalja ne mes Vllaznise dhe Laçit te luhet ne “Air Albania”, por per momentin ende nuk ka asnje vendim zyrtar. Ne keto rrethana, “Shkodra Sport” meson se jane marre edhe masat alternative duke bere gati “Elbasan Arenen” per luajtjen e kesaj finaleje nese nuk luhet ne “Air Albania”.
Shtate dite perpara finales ende nuk ka asgje te qarte nese do te luhet ne Tirane apo Elbasan dhe per kete arsye, tifozeve shkodrane u duhet te presin edhe pak per te mesuar vendin e sakte dhe per te vijuar me organizimin e tyre per te qene prane skuadres se zemres ne kete ndeshje shume te rendesishme per te./SHKODRA-SPORT.COM.