Në finalen e Kupës së Greqisë mes Panathinaikos dhe PAOK do të vendosej që të thirrej një arbitër spanjoll, Lahoz.

Një vendim i tillë ka sjellë edhe reagimin e Lorenc Jeminit, që i ftuar në “Procesi Sportiv”, e ka krahasuar me futbollin e Shqipërisë të para 15 viteve.

“Foli Artan Hoxha dhe tha se në finalen e Kupës së Greqisë erdhi një arbitër spanjoll. Më kujton Shqipërinë e para 15 viteve.

Të mos arrish dot që një kompeticion vendas, të marrësh një arbitër tëndin, e shikoni sa mbrapa ka shkuar Greqia. Ne e kemi bërë këtë para 15 viteve. Nuk gjejnë dot arbitër se nuk kanë”, tha Jemini. /Sport Ekspres/