Pas transferimit me sukses te tre futbollisteve braziliane tek Liria e Prizrenit, menaxheri shkodran Artan Ruci ka bere edhe nje tjeter transferte, por kete here ne futbollin shqiptar.

Ai ka sjelle ditet e fundit edhe tre futbolliste te tjere braziliane tek Gramozi i Ersekes. Ne fakt, vete Ruci e kishte paralajmeruar ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport” se shume shpejt do te bente transferta edhe ne kampionatin shqiptar dhe kete e beri realitet.

Lidhjet e tij jane kryesisht te perqendruar me agjensi dhe menaxhere braziliane e per kete arsye, puna dhe fokusi i tij jane tek lojtaret nga ky vend.

Padyshim qe Ruci dhe bashkepunetoret e tij do te vazhdojne te sjellin lojtare ne Shqiperi. Ai ka vetem nje vit qe merret me kete pune dhe sivjet ka hyre fuqishem ne treg.

Kuptohet qe keto levizjet e para dhe niveli i lojtareve qe sjell, do te jene nje bonus i mire per te, per te bashkepunuar edhe me ekipe te Kategorise Superiore ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/