Nje lajm i shkelqyer per futbollistin shkodran Jurgen Qemali eshte mesuar diten e sotme. 18 vjeçari ka firmosur nje kontrate profesioniste me ekipin e Superliges turke Adana Demirspor. Drejtuesit e ketij te fundit e kane pelqyer lojtarin dhe si rrjedhoje jane bindur qe te firmosin me te dhe ta bejne prone te tyre per tre vitet e ardhshme.
Çdo gje eshte bere diten e sotme ndersa prezantimi zyrtar pritet te behet neser. Lajmi behet i ditur per gazeten “Shkodra Sport” nga menaxheri i tij Bruno Dodi i cili eshte shprehur keshtu: “Kjo mendoj se eshte nje transferte shume e mire, ndoshta me e mira qe kane bere futbollistet shqiptare ne Turqi.
Nuk kam deshire te permend shifra, por drejtuesit e Adana Demirspor kane mbetur shume te kenaqur nga Jurgeni dhe prandaj kane firmosur per tre vite me te. Padyshim qe kemi te bejme me nje transferte te rendesishme dhe padyshim qe merita eshte e kompanise se menaxhimit qe une drejtoj ne Gjermani bashke me Güner Demiraslan, menaxher prane klubit te Fenerbahçes.
Por me duhet te citoj se nje rol shume te rendesishem ne kete transferte ka patur edhe Xhelal Ozun, i cili punon si menaxher prane Federates Turke te Futbollit. E rendesishme eshte qe futbollisti shkodran Jurgen Qemali, pasi kaloi me sukses testin edhe te Boavista, tashme do te mundet te tregoje vlerat e tij me te mira edhe ne Superligen turke me ekipin e Adana Demirspor”
Jurgen Qemali, i datëlindjes 07.01.2005, me pare ka lënë gjurmë edhe me skuadrën “Red Bull” në SHBA, në sezonin 2013-2014 apo dhe me Essen në Gjermani në periudhën 2015-2017, ndërsa edhe në Francë ai ka luajtur me skuadrën Okser, akademinë e francezëve në periudhën 2017-2019
Me pas u rikthye në qytetin e vendlindjes- Shkodër, duke qenë fillimisht pjesë e KF Shkodra, për të kaluar tek Akademia Vllaznia për pak kohë dhe me pas e KF Murlani duke qene pjese e ekipit U17 te tij. Sakaq, pas disa provave te kaluara me sukses, ai firmosi janarin e vitit te kaluar me portugezet e Boavistes, por ditet e fundit, menaxheret kane shlyer çdo detyrim ndaj ketij klubi dhe si rrjedhoje eshte bere e mundur firma ne Turqi me ekipin e vendit te gjashte aktualisht ne Superligen e ketij vendi, Adana Demirspor.
Ai luan ne rolin e mesfushorit te qendres dhe karriera e tij ka ardhur ne rritje dhe 18 vjeçari shkodran tashme do te kete mundesine qe te tregoje me se miri vlerat e tij edhe njehere tjeter sepse i jane hapur dyert e karrieres se tij si pakkujt tjeter, fale edhe menaxhimit te shkelqyer qe ka patur.
Gjergj KOLA