Tek Vllaznia eshte kohe analizash, por edhe “kryqezimesh”. Drejtuesit e larte te saj nuk kane qene te pranishem ne ndeshjen e fundit, ate ndaj Teutes ne Durres sepse per arsye pune kane qene ne Austri, por e kane ndjekur me shume vemendje ate se çfare ka prodhuar ky 90 minutesh.

Sigurisht qe drejtuesit kane patur pakenaqesite e tyre edhe per skuadren dhe kete ua kane bere te qarte pjestareve te saj, por drejtuesit e klubit shkodran kane patur edhe pakenaqesi te tjera, ato qe kane te bejne me arbitrimin e kesaj ndeshje.

Pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” meson se drejtuesit kuqeblu kane ngritur nje komision profesional per te analizuar sjelljen e arbitrave te ndeshjes Teuta- Vllaznia dhe ne fund kane dale ne konkluzionin se gjykimi i kryesorit Eldorian Hamiti ka qene tejet tendencioz duke synuar qartesisht ne influencimin e rezultatit te kesaj ndeshje.

Nje konkluzion i tille ka dale prej asaj se çfare eshte konstatuar nga analiza e kesaj ndeshje. Hamiti ka qene tendencioz ne dhenien e shume faullave te paqena ne favor te futbollisteve te Teutes dhe po ashtu ne ndaljen e shume aksioneve te atyre te Vllaznise. Pa permendur edhe disa kartona te verdhe te dhene pa te drejte per futbollistet kuqeblu. Megjithate ankesa e shkodraneve ka konsistuar kryesisht ne kater gabime te renda te tij:

I pari eshte ai i minutes se 62-te kur Gjinollari shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Geralb Smajlit, që mund të hynte rrezikshëm në zonë dhe të krijonte situatë të komplikuar. Lojtari i Teutës nuk tenton aspak topin dhe nëse ndëshkohej me të verdhë, do të kishte dalë automatikisht me të kuqe, pasi e kishte një karton tjetër.

Rasti i dyte ishte minuta e 67-te kur arbitri Hamiti akordoi ne menyre te çuditshme 11-metersh per Teuten, gjoja per prekje te topit me dore nga Gurishta, i cili ishte i detyruar ta bente kete veprim si rrjedhoje e shtyrjes me te dyja duart ne shpine nga ana e Kallakut. E megjithese arbitri ishte shume prane, kishte shume deshire te akordonte 11-metersh, por ne kete rast per fat nderhyri VAR-i duke e anulluar ate.

Nje veprim i tille i arbitrit kryesor solli reagimin e lojtareve te Vllaznise dhe si rrjedhoje ai ndeshkoi ne menyre tepadrejte me kartona te verdhe futbollistet Balaj e Zogoviç. Ky ishte gabimi i trete i Hamitit, per te mberritur tek nje tjeter ne minutat shtese.

Pikerisht ne minuten e 92-te kur Kotebelli ben nje nderhyrje te gabuar ndaj Kaines dhe ndonese ai eshte lojtari i fundit, arbitri nuk e ndeshkon me karton te kuq.

Me keto argumente, por edhe duke perseritur ankesat e bera edhe dy here gjate sezonit te kaluar, KF Vllaznia i eshte drejtuar diten e sotme me nje shkrese zyrtare Federates Shqiptare te Futbollit ku i kerkon “nisjen e nje hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti per arbitrim tendencioz dhe te njeanshem ne dem te KF Vllaznia”.

“Shkodra Sport” njekohesisht meson se klubi shkodran i ka kerkuar federates marrjen e masave disiplinore sepse permes provave te paraqitura, qartesisht provohet fajesia e tij.

Po ashtu, KF Vllaznia e ka shpallur “non grata” arbitrin Eldorian Hamiti duke i kerkuar FSHF-se te mos e caktoje ate me asnje detyre ne ndeshjet e Vllaznise, as si kryesor, anesor, arbiter i katert apo ne sistemin VAR. Ne kete menyre shkodraneve nuk “u del inati” me arbitrin lezhjan dhe si rrjedhoje duan ta çojne deri ne fund “hakmarrjen” ndaj tij./SHKODRA-SPORT.CON/