Vllaznia do të luajë të shtunën kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Klubi shkodran ka bërë me dije çmimet e biiletave si dhe vendin ku do të shiten.

Çmimet e biletave jane te njejta me ato te ndeshjeve te tjera te ketij sezoni, duke filluar nga 15 mije leke te vjetra qe jane ato VIP dhe deri tek bileta 2 mije lekesh, per tifozet ne tribunat pas porte.

“NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e premte, dt. 10 mars 2023, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen VLLAZNIA – PARTIZANI, e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja do të luhet, ditën e shtunë, dt. 11 mars 2023, ora 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Biletat shiten tek:

– Biletaria e Stadiumit:

E premte, dt.10 Mars 2023

Ora 10.00 – 18.00

E shtunë, dt. 11 mars 2023

Ora 10.00 – 18.00

Në Shkodër:

Dyqanit UNIVERSAL

(Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”)

E enjte, dt. 09 mars 2023 – E shtunë, dt. 11 mars 2023

Tek Market VLLAZNIA

(Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë Karburant Bolv-Oil)

Në Koplik:

Tek VODAFONE SHOP

(në Qendër të qytetit të Koplikut)

ONLINE

Duke filluar nga dita e sotme, dt. 09 Mars 2023, në linkun:

https://tickets.paysera.com/…/vllaznia-partizani-7493

Forca Vllaznia!

Eja edhe Ti!