Ndodh ajo qe nuk pritej. Drejtuesit e Vllaznise kane pritur qe sot pasdite te mberrinte ne Rinas per llogari te tyre sulmuesi ganez Ngissah Bismark

Por fatkeqesisht nuk do te ndodhe keshtu. Pak me pare, 23 vjeçari ka mberritur ne aeroportin e Milanos per te marre rrugen drejt Rinasit ku duhej te mberrinte ne oren 18.50 siç e tregon edhe bileta, por nderkohe ai nuk eshte lene te kaloje nga autoritet e aeroportit.

Arsyeja ka qene se pasaporta e tij skadon me 22 shtator te ketij viti, pra pas me pak se tre muajsh, nderkohe qe duhet te jete e vlefshme per udhetime te tille deri 6 muaj perpara.

Me gjithe insistemin e lojtarit dhe menaxherit te tij, nuk eshte bere e mundur qe ai te niset drejt Shqiperise dhe menjehere kane lajmeruar drejtuesit e Vllaznise.

Keta te fundit ne fakt me te mesuar kete gje, jane zhgenjyer se tepermi sepse e kishin bere fakt te kryer ardhjen e ketij lojtari dhe federimin e tij per Kupat e Europes.

Por me kete problem qe ka dale, tashme nuk eshte e qarte se do ta presin derisa Bismark te beje pasaporten e te federohet per sezonin e ardhshem te futbollit shqiptar. Ky padyshim qe eshte nje zhgenjim per ta dhe ne fakt nuk eshte i pari ne kete merkato./SHKODRA-SPORT.COM/