Ka qene per shume vite futboll dhe e njeh mire kampionatin shqiptar. Di ta analizoje me hollesi ate se çfare ndodh, por kete here “i bie shkurt”. Gilman Lika ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” ka analizuar ecurine e Vllaznise ne ndeshjet e fundit dhe ka deklaruar se fitimi i kupes e shpeton sezonin e saj.

Po ashtu, ish- kapiteni kuqeblu dhe ish- lojtari i kombetares qe tashme i ka hyre rruges se trajnimit, eshte pyetur nese nje dite enderron pankinen e Vllaznise dhe ai padyshim qe e ka pohuar kete gje. Per me shume lexoni intervisten e tij per gazeten tone:


– Lika, vetem barazim ndaj Dinamos. Si e pate ju kete rezultat per ekipin e Vllaznise?

Te them te drejten nuk ishte ndeshje e mire e Vllaznise. Ka disa ndeshje qe nuk po paraqitet mire dhe kjo u reflektua edhe ne fushe ne ndeshjen e fundit ndaj Dinamos.


– Sipas jush, çfare po ndodhe me Vllaznise?

Nuk e di se çfare po ndodh sepse nuk jam ne brendesi te situates qe po kalojne lojtaret, por nga ajo qe shikoj nga jashte, eshte qe me shume se 90% e lojtareve kane renie te madhe te formes se tyre. Dhe kjo pasqyrohet edhe te forma qe po paraqet ekipi keto ndeshjet e fundit.


– Si e vlersoni ecurin e deritanishme te Vllaznise?

E kisha menduar se do kishim nje sezon shume me te mire kete vit. Gjithsesi kupa mendoj se shpeton sezonin dhe duhet bere çmos per ta fituar ate.

– Si e vlersoni gjykimin qe i eshte bere Vllaznise ne takimet e Superiores, a kanw pasw ndikim vendimet e gjyqtareve?

Eshte e vertete qe edhe arbitrat kane ndikuar shume tek rezultatet e ekipit kete sezon sepse kane qene disa ndeshje kur Vllaznise i jane mohuar piket.


– Sot Vllaznia do kete perballe Kukesin, si e shikoni kete sfide?

Ndeshja me Kukesin eshte si finale qe duhet fituar medoemos. E them me plot gojen se mund te jete shpresa e fundit e Vllaznise per te qendruar ne gare per kampionat. Nje fitore e mban ne loje ate, ndersa çdo rezultat tjeter, e largon perfundimisht.


– Detyre fitorja per Vllaznine per ta parakaluar ne renditje?

Padiskutim qe duhet me e fitu dhe shpresoj qe perveç fitores te kthehet edhe te loja e mire sepse ajo te jep shprese per vazhdimesine.


– Finalen e Kupes se Shqiperise, Vllaznia do ta diskutojë me Laçin. Si e shihni kete ndeshje ju personalisht?

Eshte finale dhe nuk ka favorite. E thashe edhe ne siper qe Vllaznia me fitimin e kupes shpeton sezonin dhe duhet te beje çmos t’ia arrije. Keto jan ndeshjet e fundit dhe duhet nje sforco maksimale nga te gjithe per te fituar kupen dhe per te pase nje vazhdimsi te mire prapa.

– Si e keni pare rrokaden Brdariç-Plori ne stolin e Vllaznise?

E kam deklaruar qe ne fillim se kam qene kunder se do ishte shume e veshtire per Plorin dhe ashtu po rezulton. Ne po e shikojme qe ekipi ka shume ndeshje qe nuk po i pergjigjet, gjithsesi shpresoj qe te fitoje kupen sepse do e ndihmonte edhe ate ne aspektin personal, duke e kthyer kete situate negative qe po kalon ne sukses.


– Si e shihni vazhdimesine dhe te ardhmen e Vllaznise?

Duhet te mbaroje ky sezon njehere sepse shume gjera varen prej tij, nese skuadra i arrin objektivat apo jo. Per te ardhmen duhet te flasim pas finales se Kupes.

– Keni pak kohe qe i jeni futur edhe rruges se trajningut, synoni qe nje dite te jeni trajner i Vllaznise?

Po, e mendoj dhe e synoj qe nje dite do ta arrije ate. Me ka qelluar te luaj futboll ne nivela te larta dhe e njoh shume mire kete sport dhe prandaj mendoj se i kam aftesite per te arrir te njejtin sukses edhe si trajner.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI