Komisioni i Disiplinës mori vendimet për javën e kaluar në futbollin vendas.Në mbledhjen e sotme u vendos pezullimi me 8 ndeshje i futbollistit të Pogradecit Jurgesi Liçkollari për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit në takimin Pogradeci-Apolonia.

Futbolli Ejoh i Apolonisë është përjashtuar me 5 ndeshje për të njëjtën shkelje si Licckollari.

Dënimin më të rëndë e ka marrë zyrtari i skuadrës së Luzit Eduart Leçini, i cili është përjashtuar me 1 vit për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarit të takimit Luzi-Vora. Futbollisti i Luzit Fatjon Tafa pezullohet me 8 ndeshje për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes me Vorën.

Ndërkohë, futbollisti i Erzenit Mustafa Xhixha do të vendoset në provë për 6 muaj për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit. Ai u dënua në 19 shkurt me 8 ndeshje pezullim pasi goditi me bërryl kundërshtarin.

Vendimet e Disiplinës:
1. Lojtari i KF Pogradeci, Jurgesi Liçkollari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Lojtari i FK Apolonia, Effiong Ekemini Ejoh, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Lojtari i KF Oriku, Imer Zuna, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i FK Shënkolli, Armando Gega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. Lojtari i KF Luz i Vogël 2008, Eduart Leçini, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Zyrtari i KF Luz i Vogël 2008, Fatjon Tafa për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i FK Skrapari, Andi Aliaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. KS Vlora U-19, për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF Oriku U-19, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

9. KF Butrinti U-17, për mos paraqitje në ndeshjen kundër FK Elbasani U-17, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni, Moustapha Enock Djidjiwa. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.