Diten e sotme Mevlan Adili eshte prezantuar tek skuadra e Bylisit, me te cilen do te vijoje te luaje ne pjesen e mbetur te ketij sezoni. Nje lajm i tille sigurisht qe i ka çuditur te gjithe sepse emri i shqiptarit nga Shkupi eshte permendur kohet e fundit si tek Vllaznia, Partizani apo dhe ndonje skuader tjeter me emer e futbollit shqiptar.
Si rrjedhoje, ne rrjetet sociale nuk kane munguar edhe komentet e shumta te tifozeve shkodrane te cilet i kujtonin Adilit deklaraten e tij se “ne Shqiperi nuk do te luaje per asnje skuader tjeter perveç Vllaznise”.
Pikerisht ne lidhje me keto reagime, “Shkodra Sport” ka kerkuar t’i marre nje mendim te shkurter Adilit per kete zgjedhje. Vete lojtari nuk ka patur deshire te komentoje asgje, por t’i lere te gjithe te mendojne ashtu si duan, por gjithsesi pas insistimit tone, e ka dhene nje pergjigje te shkurter:
“Zgjodha Bylisin sepse merkatoja po shkon drejt fundit dhe nuk doja te prisja deri ne fund. Dhe si rrjedhoje vendosa te luaj per kete skuader teksa arrita nje marreveshje me drejtuesit e saj.
Sa i takon komenteve ne lidhje me deklaraten time se “ne Shqiperi nuk do te luaja me asnje skuader tjeter veç Vllaznise”, me duhet te sqaroje se vertete kam qene ne bisedime para disa ditesh me drejtuesit shkodrane, por gjithçka u mbyll me ta sepse me bene te ditur se nuk kishin nevoje per perforcime ne repartin ku luaj une.Kjo eshte e gjithe e verteta, megjithate pavaresisht kesaj, une do t’i uroj sa me shume suksese Vllaznise”./SHKODRA-SPORT.COM/