Pas nje pervoje te shkelqyer tek Vllaznia per dy sezone e gjysem, mbrojtesi nga Shkupi Mevlan Adili nuk ka provuar te njejten ndjesi edhe ne keto 6 muajt qe u aktivizua ne Rusi me ekipin SKA Khabarovsk.
Gjerat nuk i kane shkuar ashtu si duhet dhe si rrjedhoje diten e sotme mesohet se ai ka vendosur ta nderprese kontraten dhe si rrjedhoje eshte lojtar i lire. Nje gje e tille konfirmohet ne menyre ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” nga vete lojtari kur shprehet:
“Dua te konfirmoj faktin se sot me 31 dhjetor eshte mbyllur bashkepunimi im me ekipin rus SKA Khabarovsk. Gjerat nuk kane shkuar ashtu siç i kisha menduar dhe si rrjedhoje u ula ne tavoline me drejtuesit e klubit duke arritur nje marreveshje per te prishur kontraten me ta.
Si rrjedhoje nga dita e neserme, une zyrtarisht nje lojtar i lire dhe ne ditet ne vijim do te shoh me qetesi se ku do ta vazhdoj karrieren time. Nuk do te ngutem per te mos bere nje tjeter hap te gabuar”.
I pyetur nese ekziston mundesia per t’u rikthyer serish ne kampionatin shqiptar, Adili do te pergjigjej: “Per momentin nuk ka asgje konkrete. Me kane thene se ne mediat shqiptare eshte shkruar keto dite se une mund te luaj me ndonjeren nga skuadrat e Superliges, por te them te drejten nuk ka asgje konkrete.
Perpos kesaj, e kam shprehur edhe me perpara dhe po e perseris edhe tani. Ne Shqiperi nuk do te mund te luaja me asnje ekip tjeter perpos Vllaznise. Me kete te fundit nuk kam asnje kontakt dhe si rrjedhoje e shoh veten larg kampionatit shqiptar. Po shoh te gjithe opsionet e mundshme dhe besoj se shume shpejt do te vendos per skuadren time te re”./SHKODRA-SPORT.COM/