Sporti i taekondose nga viti ne vit po njeh gjithnje e me shume suksese dhe ne Shkoder ai gradualisht po kthehet ne elite. Nje nga me te spikaturit e ketij viti ka qene padyshim Esad Malaj i cili jo me kot eshte vleresuar si “Talenti i Vitit 2022”.
Esadi ka dhene nje interviste per gazeten tone teksa ka folur per emocionet qe ka perjetuar gjate marrjes se ketij çmimi dhe njekohesisht edhe per te ardhmen dhe synimet e tij. Per me shume lexoni intervisten e tij:
– Jeni vlerësuar nga “Shkodra Sport” si “Talenti i vitit 2022”. Çfarë ndjesie përjetuat në atë ceremoni?
Si për herë te parë ishte nje emocion i ri dhe i papritur. Falenderoj Zotin që gjithçka kaloi me sukses. Moment i veçante ne zemren time te shoh trajnerin Elion Puka te cilit i shkojne edhe falenderimet per punen e bere me mua dhe vjen nje dite qe mundi i çdo sportisti shperblehet. Gjithashtu falenderoj gazeten “Shkodra Sport” me z. Gjergj Kola per kete mundesi duke kthyer një traditë të mrekullueshme për sportin e qytetit tonë.
– Meqenëse jemi në periudhë fundviti, a keni bërë një bilanc të arritjeve tuaja gjatë këtyre 365 ditëve?
Qellimi i vitit 2022 ishte eksperienca ne kampionatet me nivel europian dhe boteror. Ne kampionatet kombtare dola kampion. Me shume mund dhe sakrifica arrita te marr pjese ne 2 kampionate shume te rendesishme qe mblidhen pike olimpike, por pa rezultate te deshiruara por me një eksperience të fituar që besoj që do më shërbejë për vitin që vjen.
– Cili është urimi juaj për këto festa të fundvitit?
Uroj qe viti 2023 te jete nje vit me sa me shume suksese dhe duke qenë se gjithashtu jam sportist i ekipit kombëtar dëshiroj që flamuri jonë kuq e zi të valvitet në të gjithe eventet e mundshme.
– Cilat janë objektivat dhe synimet tuaja për vitin 2023?
Objektivat per vitin 2023 jane mjaft te qarta ku dëshirojmë të marrim pjesë në sa më shumë aktivitete për te mbledhur pike Olimpike që do na mundesojnë pjesmarrjen në Lojërat Olimpike. Kjo eshte ëndrra më e madhe për ne ku shpresojmë të behet realitet. Kemi rruge te gjate për te bërë por deshira, pasioni dhe puna nuk na mungojnë.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI