Manchester City ndalet në shtëpi nga Evertoni dhe nuk shkon dot përtej barazimit 1-1 në ndeshjen e fundit të 2022-shit.

Erling Haaland shënoi golin e 21-të sezonal në minutën e 24-t, duke dhënë idenë e një ndeshjeje të lehtë për “citizens”, por Gray barazoi në pjesën e dytë dhe skuadra nga Liverpooli më pas u mbrojt me fanatizëm, duke marrë një pikë.

Me këtë barazim, Man. City shkon në kuotën e 36 pikëve, 4 më pak se Arsenali kryesues, që do të luajë ndeshjen e tij këtë mbrëmje dhe do të ketë mundësi të shkëputet edhe më shumë.

Ndalet edhe Newcastle, që nuk shkoi përtej barazimit pa gola ndaj Leeds United, ndërsa në sfidat e tjera, Fulham mposhti Southamptonin 2-1 dhe Crystal Palace triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Bournemouth.