Kategoria Superiore do luajë javën e parë të edicionit të ri të 83 në tre ditë. FSHF ka vendosur që java hapëse të jetë në tre ditë dhe dy orare të ndryshme.

Gjithçka merr jetë të premte në 10 shtator me ndeshjen Teuta – Partizani. Kampionët presin Demat në “Niko Dovana” duke nisur nga 19:45.

Të shtunë zhvillohen dy ndeshjet e radhës. Në 13:45, Tirana pret Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, ndërsa Laçi luan në shtëpi me Vllazninë. Java e parë mbyllet të diel në 12 shtator po në 13:45. Egnatia luan në Rrogozhinë me Kukësin, ndërsa Kastrioti në Kamzë me Dinamon. Edicioni i ri do jetë nën mbikqyrjen e VAR.

Java 1 – Superliga edicioni 83

E premte, 10 shtator 2021

19:45 Teuta vs Partizani

E shtunë, 11 shtator 2021

13:45 Tirana vs Skënderbeu

13:45 Laçi vs Vllaznia

E diel, 12 shtator 2021

13:45 Egnatia vs Kukësi

13:45 Kastrioti vs Dinamo