Partizani ka bërë goditjen e merkatos duke zyrtarizuar Albion Markun. Futbollisti i talentuar i Shqipërisê U-21 ka shkuar tek të kuqtë në formën e huazimit nga Lokomotiva Zagreb.

Pas eksperiencës së shkëlqyer me fanellën e kurbinasve, Marku rikthehet për të dhënë kontributin e tij në elitën e futbollit shqiptar.

“Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Albion Markun. Mbrojtësi 20 vjeçar anëtar i ekipit përfaqësues U-21, mbërrin te 16-të herë kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit nga kroatët e NK Lokomotiva Zagreb.

Marku rikthehet në kategorinë superiore pas eksperiencës pozitive me Laçin dhe do ti bashkohet skuadrës pas impenjimit me përfaqësuesen tonë U-21.”