Legjenda e portes shkodrane Paulin Ndoja i ndjek vazhdimisht te gjitha zhvillimet te Vllaznia dhe sigurisht qe ka ndjekur me interes edhe lajmet e fundit, shoqeruar me largimin e Joses nga pankina e saj dhe emerimin e Milotit dhe Sinanit ne vendin e tij.
Ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” ai shprehet se keto ndryshime nuk jane bere ne momentin e duhur. Ai vazhdon te besoje se me Josen ne pankine skuadra do t’i kishte arritur objektivat e saj. Kjo nuk do te thote se nuk ka beism te Miloti e Sinanit, por shkon me tej, duke menduar per ate se çfare duhej te kishin patur parasysh para se te ndermerrnin kete veprim.
“Nuk mund te gjykoj nese do te rezultoje levizja e duhur apo jo ndryshimi i trajnereve te Vllaznia, por di te them qe koha kur u bene ndryshimet e trajnereve te Vllaznia ishte e papershtatshme. Largimi i Joses u be ne nje periudhe jofavorizuese kur ne fakt skuadra eshte brenda objektivave si ne kupe ashtu edhe ne kampionat.
Une kam shume respekt per Josen, si nje nga trajneret me te mire ne Shqiperi dhe largimi i tij me duket i nxituar sepse ekipi nuk ka qene ne gjendje emergjente. Me 80-90 per qind mendoj se Vllaznia do ta fitoje edhe kete vit Kupen e Shqiperise dhe po ashtu edhe ne kampionat do te arrije te renditet ne 3-4 vendet e para.
7 pike larg kreut? Te gjithe ekipet kane patur oshilacione por ai qe reziston, do te dale me i fituar. Une kam shume respekt per Milotin qe e ka marre tashme drejtimin e skuadres. Eshte nje djale i pjekur, qe e njeh shume mire futbollin. Do te kete edhe ndihmen e Sinanit, nje tjeter emer i njohur, por nuk do te jete e lehte per ta.
Megjithate tashme vendimet jane marre dhe une nuk kam se çfare te them, por t’i uroj ekipit tim te zemres te arrije objektivat e tij. E perseris, shanset per kupen jane shume te medha dhe po ashtu edhe ne kampionat jane ne gare. Mbetet vetem qe futbollistet dhe stafi te tregojne optimizem dhe entuziasem dhe mund t’ia dalin”./SHKODRA-SPORT.COM/